Rusia ka nisur sot një sulm në shkallë të gjerë me dronë në të gjithë Ukrainën, një ditë para përvjetorit të tretë të luftës. Zëdhënës i Komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës, ka thënë se një “rekord” prej 267 dronësh rusë janë lëshuar në një sulm të vetëm dhe të koordinuar.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se “ne kemi nevojë për forcën e të gjithë Evropës, SHBA-së dhe të gjithë atyre që kërkojnë paqe të qëndrueshme”. Nuk është e qartë se sa njerëz kanë vdekur, por shifrat fillestare nga shërbimet e urgjencës sugjerojnë se ka pasur të paktën tre viktima. Ndërkohë, ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se 20 dronë ukrainas të nisur në Rusi janë shkatërruar brenda natës.