Rusia ka 658 milionë tonë rezerva të elementeve të rralla tokësore

Ministria e Burimeve Natyrore e Rusisë njoftoi se vendi ka 29 rezerva të ndryshme të elementeve të rralla tokësore që arrijnë gjithsej në 658 milionë tonë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Burimeve Natyrore u dhanë informacione lidhur me rezervat e elementeve të rralla tokësore të vendit.

“Elementet e rralla të tokës kanë strukturë komplekse dhe mund të nxirren vetëm së bashku me mineralin”, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se rezervat ekzistuese të vendit në këtë fushë janë në një nivel që mund të plotësojë nevojat e ekonomisë ruse.

Në deklaratë përfshihet informacioni se vendi ka 29 rezerva të ndryshme të elementeve të rralla tokësore dhe që arrijnë gjithsej në 658 milionë tonë.

Presidenti rus Vladimir Putin në një deklaratë dje tha se ata janë të gatshëm t’i ofrojnë SHBA-së mundësinë për të punuar së bashku në fushën e elementeve të rralla tokësore.