REAL-POLITIKA, NDRYSHIMET TEKTONIKE NË SKENËN NDËRKOMBËTARE

Shkruan: Merxhan Jakupi
Turbulencat tronditëse të javës së fundit nga deklaratat dhe mesazhet e presidentit amerikan, Donald Trump kanë shokuar tërë skenën botërore.
Si pas shumë analistëve dhe mediumeve botërore, bota po kthehet në nj real-politikë, politik interesash. Kjo do të thotë kthim në një botë të rrezikshme, destabilizuese dhe në një të ardhme të panjohur dhe të pasigurt.
Takimet e dy ministrave të jashtëm të Rusisë dhe SHBA-së, në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, pa pjesëmarrjen e BE-së dhe të Ukrainës, ka qenë thikë pas shpine për Brukselin dhe Kievin. Kjo tregon se dy liderët më të fuqishëm botërorë, Donald Trump dhe Vladimir Putin, flasin me të njëjtën gjuhë, ambicien imperialiste.
Presidenti rus ,Vladimir Putin, është një diktator, i akuzuar për gjenocid dhe krime nga Gjykata Ndërkombëtar e Hagës, për krime lufte. Me ardhjen e presidentit amerikan, në mandatin e dytë, Trump, diktatorin dhe despotin që është helm i demokracisë dhe traditave liberale iluministe e ka rehabilituar dhe nxjerrë nga izolimi ndërkombëtar.
Ajo që është më shokuese dhe paradoksale, Trump, presidentin e Ukrainës Vladimir Zelenskin, nga një viktimë e ka shpallur diktator. Kjo retorikë është, sikurse e Hitleri pasi mori pushtetin dhe filloi të marr pjesë-pjesë territore të Polonisë ,Çekosllovakisë, ndërkohë që Winston Çerçill ta rehabilitonte Hitlerin.
Si pas revistës prestigjioze gjermane “Der Spiegel”, president Donald Trump, ka shkelur dhe tradhtuar vlerat demokratike, dinjitetin e pishtarëve të demokracisë.

PËRPLASJET MES BOTËS DEMOKRATIKE DHE REGJIMEVE DESPOTIKE

Sipas gazetarit dhe publicisti Augustin Polakaj, mesazhet dhe deklaratat e Donald Trump-it ,ndaj kancelarive të Brukseli, kanë qenë një fiasko dhe frusturim. Nëse forcat ushtarake amerikane nuk do të vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën si më parë, BE-ja nuk ka forca dhe potencial ushtarak për të vazhduar ta ndihmojë Ukrainën në luftën kundër Rusisë.
Pa SHBA-në, për shembull, NATO dhe BE nuk kanë sisteme raketore, armë të sofistikuara, raketa Hojmas, siç i kanë amerikanët.
Sipas ekspertëve dhe analistëve ushtarakë, mbi 60 përqind të armatimit në NATO është amerikane. Po ashtu, nga 32 shtete anëtare të NATO-s, 60 përqind e buxhetit vjen nga amerikanët. 31 shtete të NATO japin afër 40 përqind të buxhetit ushtarak.
Donald Trump, ka paralajmëruar se do të tërheqë një pjesë të bazave dhe forcave ushtarake në Europë. Po ashtu në shumë media është përfolur se amerikanët do të heqin bazat më të mëdha në Europë, në BONSTIL në Kosovë. Shtrohet pyetja, se a do të mund forcat e NATO-s pa amerikanët ta ndalin invazionin dhe ekspansionin rus.
Lufta në Ukrainë, nuk është se Putin do të marr këto territore dhe më fund do të ndalet. Ambiciet dhe planet e Kremlinit janë kthimi i pushtimeve të ish republikave sovjetike, posaçërisht shtetet me minoritete ruse , Moldavinë, Gruzinë dhe shtetet baltike.
Sipas mediave në Serbi, lajmi se amerikanët mund tërheqin bazat në BONSTIL. është pritur me shumë entuziazëm. Memorandumet dhe projektet e Botës Serbe mund të realizohen vetëm me ringjalljen e pansllavizmit rus. Pas largimit të amerikanëve dhe margjinalizimit dhe dobësimit të BE-së, sllavët e jugut serbët, malazezet dhe sllavomaqedonasit do të kthehen me Rusinë.
Largimi i amerikanëve nga Ballkani Perëndimor mund të jetë shumë i rrezikshëm. Lideri i Republikës Srbska, Milorad Dodik do të shkëputet dhe do të shpall pavarësinë ,ose do të bashkëngjitet me Serbinë. Po ashtu dhe mund të futen forcat ushtarake serbe në veri të Kosovës. Mali i Zi në të ardhme do të hyjë në një federatë me Serbinë. Maqedonasit, duke parë rrezikun nga albanizimi do të jenë në aleancë me vëllezërit e tyre sllavo-ortodoks.
Në një portal serb, moderatori nxori nga gazeta “Politika” një artikull, kur NATO ishte duke bombarduar Serbinë. Moderatori, lexoi një citat: Kombi serb gjendet në momente më të liga të historisë. Shkaku është se, pas shpërbërjes të Bashkimi Sovjetik, liderët e saj janë shndërruar në vasalë dhe shërbëtorë të Perëndimit. Ne serbët, duhet të presim edhe ca dekada, kur Rusia të rikthehet në skenë siç ka qenë. Atëherë, serbët me ndihmën e vëllezërve tanë, do t’i rikthejmë tokat tona, Kosovën dhe Bosnjën.