Real Madridi ankohet në Federatën Spanjolle për referimin në ndeshjen ndaj Espanyol

Real Madrid ka dorëzuar një ankesë zyrtare në Federatën Spanjolle për arbitrimin në ndeshjen e së shtunës ndaj Espanyol.

“Los Blancos” u mposhtën minimalisht 1:0 duke e ngushtuar në një pikë diferencën me Atletico Madridin dhe në katër pikë diferencën me Barcelonën.

Lidhur me dorëzimin e ankesës, Real Madridi lëshoi edhe në komunikatë, ku ndër tjera thuhej:

“Ngjarjet që ndodhën në atë ndeshje kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor ose interpretimit arbitral.”

“Vendimet kundër Real Madridit kanë arritur një nivel manipulimi dhe shtrembërimi të garës që nuk mund të injorohet më.”