REAGIM: Ramiz Merko i listave të zeza është shndërruar në çelësin e fatit të struganëve. Por shqiptarët dhe struganët nuk do të lejojnë që një non-grata i listave të zeza të jetë përcaktues se kush do të udhëheq me komunën e Strugës. Zijadin Sela bashkë me shefin e tij Ali Ahmeti, duhet ta kuptojnë mesazhin e qytetarëve që ata duhet të qëndrojnë në opozitë dhe të reformohen. Populli e ka dhënë fjalën në ditën e zgjedhjeve dhe ata i besojnë koalicionit VLEN. Mund të takohen çdo ditë me non-grata dhe njerëz tjerë të zhytur në krim dhe korrupsion por nuk mund t’i bindin qytetarët se ata janë zgjidhja më e mirë. Koalicioni VLEN, ka emra më të mirë për kreun e Strugës pasi mendon që struganët dhe Struga meritojnë më mirë dhe më shumë se një person që është në listën e zezë dhe i përlyer me baltën e krimit dhe korrupsionit. Zëri i shqiptarëve dhe mburoja tani më është koalicioni VLEN. BDI non grata bashkë me patericat tjera të ashtuquajtur Fronti Evropian, i takojnë historisë dhe duhet të reformohen për të dalë në zgjedhje lokale. Avazi i vjetër i shantazhit dhe futjes së frikës te qytetarët i takon të kaluarës. Tani shqiptarët kanë një gardian. Struganët dinë të gjykojnë dhe do t’i japin shqelmin e fundit atyre që nëpërkëmbën nderin e tyre. Ky takim dëshmon se në momentin që Sela nuk është më i dobishëm për Ahmetin, ai thjesht është anashkaluar dhe përçmuar. Fakti që Ramiz Merko, një figurë e diskredituar ndërkombëtarisht, dikton se kush do të jetë kandidati për kryetar të Strugës, tregon se Ahmeti ka zgjedhur ta dëgjojë atë, e jo Selën, që teorikisht duhej të ishte një zë i rëndësishëm në këtë process, por ja që po dëshmohen ajo që gjithmonë kemi theksuar se Sela është patericë e Ahmetit e asgjë më shumë. Realiteti është i thjeshtë: Ali Ahmeti e përdori Selën si vegël për të krijuar një fasadë të një bashkëpunimi mes shqiptarëve, por tani që zgjedhjet lokale afrohen dhe loja e vërtetë e oipozitës luhet, Sela nuk ka më asnjë peshë. Ai është një figurë politike e konsumuar, që u shit si lider opozitar por në fund doli të jetë vetëm një mbështetje e përkohshme për Ahmetin, që tani e ka flakur pa asnjë hezitim.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ministria e Energjisë: Interes për subvencionet për pajisje klimatike inverter, afati i aplikimit deri më 5 tetor
- Berisha paraqitet në SPAK: Vlerësoj qëndrimin e DASH për mandatin e Dumanit
- 8 kandidatë në garë për kryetar të Kumanovës
- “Pa fjalën pavarësi, do të ishte tradhtar”, Rubin tregon se si Thaçi e refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes
- Tragjedi e përgjakshme në Veles – tre të vdekur, vrasësi kryen vetëvrasje
- Rubin: Albright donte që unë ta njihja Thaçin, ta bëja shok e mik diplomatik dhe ashtu bëra
- Edhe banorët e Strugës ankohen për ndotje të madhe për shkak të mbeturinave
- Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar/ Emrat e kryetarëve të komisioneve parlamentare që do drejtohen nga PS
- Me 20 milionë euro do të rindërtohet Salla Universale në Shkup! Do të ketë 1,200 ulëse, për përdorim do të lëshohet në vitin 2028
- ‘Amerika në Hagë’: Kjo është pjesa e parë e dëshmisë së Rubin pro-Thaçit në Speciale