Kanë mbetur pak metra deri në daljen e Bulevardit “Bllagoja Toska” në rrugën regjionale Tetovë – Jazhincë. Banorët thonë se në këtë rrugë lëvizja është shumë e vështirë dhe kërkojnë nga autoritetet lokale që kjo rrugë sa më shpejtë të hapet.
“E vështirë është, pasi kjo nuk ka përfunduar. Më mirë është të ecim në këtë rrugë, por nuk është e përfunduar. Duhet të bëhët me dashtë”.
“E kemi të vështirë se e kanë lënë për pak, turp është, së paku këtë pjesë duhet bërë. Po prishen edhe veturat por andej ka shumë ngarkim komunikacioni dhe detyrohemi të kalojmë këndej”.
“Shumë mirë do ishte, do e lehtësonte qytetin”.
“Nëse kjo rrugë hapet, do e lehtësonte shumë qarkullimin. Nëse hapet kjo rrugë nuk duhet presim dy orë, por do kalonim për 15 minuta”, thanë disa nga qytetarët e Tetovës.
Kryetari i Tetovës Bilall Kasami, thotë se janë afër marrëveshjes më pronarët ku duhet të kalon rruga por sipas tij, në pranverë pritet të fillojnë punimet.
“Ne veç jemi pajtuar me pronarët e pronave që duhet të shpronësohen, është çështje teknike, nuk duam të shkojmë me procedurën ligjore sepse zgjatë më shumë, por të nënshkruajmë marrëveshje për shpronësim dhe nga ai moment kur do të kemi marrëveshjet do i japim urdhëresë kompanisë t’i vazhdojë punimet. Unë besoj se me hapjen e kushteve klimatike në pranverë do vazhdojm aty”, tha Kasami.
Në Tetovë është duke u punuar edhe në hapja e Bulevardit VS Bato, e cila rrugë do të lidhet më rrugën regjionale Tetovë – Jazhincë dhe në qarkoren e Treboshtit, e cila po ndërtohet dhe pritet të përfundoj në fund të vitit.
Tetovë, bulevardi “Bllagoja Toska” ende pa përfunduar.