Pse dora e djathtë e Trumpit është e mavijosur?

Një shenjë e madhe që u shfaq në dorën e presidentit amerikan, Donald Trump, ka nxitur spekulime për shëndetin e tin.

Dora e djathtë e Trumpit u shfaq me shenjë gjatë takimit të tij me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Kjo mavijosje e liderit amerikan u vu re edhe në gusht dhe nëntor të vitit të kaluar, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se mavijosja është pasojë e shtrëngimit të duarve.

“Presidenti Trump është një njeri i popullit dhe ai takon më shumë amerikanë dhe shtrëngon duart e tyre çdo ditë më shumë se çdo president tjetër në histori. Angazhimi i tij është i palëkundur dhe ai e dëshmon këtë çdo ditë”, tha ajo.

“Presidenti Trump ka mavijosje në dorën e tij sepse ai vazhdimisht punon dhe shtrëngon duart gjatë gjithë ditës çdo ditë”, vazhdoi deklarata e saj.