Pritjes i erdhi fundi-Nesër fillon sezoni pranveror në Ligën e Parë! (VIDEO)

Koment i editorit të Open-TV, Reshat Ibraimi

Pas një pushimi të gjatë dimëror, më në fund vazhdojnë garat në Ligën e parë të Maqedonisë së Veriut në futboll. Sezoni pranvoror ose java e 19-të fillon nesër, pra të dielën, ku të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 14:00. Dhe që në fillim kemi përballje interesante, edhe ate tre takime do të luhen në kryeqytet.

Në Shkup, Vardari-Shkëndija, në Maxhari: Gostivari -Struga Trim Lum, në Çair, Shkupi-Rabotnicki, në Ohër Voska e pret Besën, në Kratovë Sileksi-Tikveshi dhe në Manastir Pelisteri-Brera.

Sa i përket garës për titullin e kampionit nga vendi i parë e deri te vendi i pestë lufta do të jetë e paqartë. Sileksi, Shkëndija dhe Rabotnicki kanë nga 37 pikë, Gostivari ka 35 dhe kampionia aktuale Struga TL 32 pikë.

Shkupi është në mesin e tabelës me 22 pikë.

Ndërsa, nga pozita e shtatë ku gjendet Brera me 19 pikë, i teti Pelisteri po me 19 pikë, i nënti Tikveshi me 14, e dhjeta Besa dhe e i 11-ti Vardari me 13 pikë, dhe në fund Voska me 12 pikë, do të zhvillojnë një luftë të madhe për mbijetesë në elitën e futbollit.

Sa i përket transferimeve të futbollistëve të gjitha skuadrat kush më shumë e kush më pak kanë sjellur lojtarë të rinj, ndërsa disa klube kanë angazhuar edhe trajnerë me përvojë. Mbetet të shihet se cila skuadër do të jetë më e suksesshme në pjesën pranverore të kampionatit.

Nga ju të dashur ndjekës të Open-TV pres që përmes komenteve tuaja të na shkruani se cila skuadër do ta fitoj titullin e kampionit.