Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mirëpritur në mesditë me një ceremoni zyrtare presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Mohammed Bin Zayed Al Nahyan do të zhvillojë të dielën vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi vizitën si një moment të rëndësishëm në forcimin e partneritetit mes dy vendeve.
“Vizita e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, një prej liderëve më të respektuar botërorë sot, shënon një moment kyç në forcimin e partneritetit mes kombeve tona. Ai vjen për të vendosur piketa të reja bazuar në interesat e përbashkëta”, deklaroi Rama.