Plagosja në Prishtinë, dy të dyshuarit ende në arrati

Një burrë ka mbetu i plagosur mbrëmë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Sipas policisë, të dyshuar janë dy persona, derisa të njëjtin janë ende në arrati, transmeton Klankosova.tv.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i plagosur nga arma e zjarrit. Viktima është dërguar në QKUK. Sipas dëshmitarëve, të dyshuar janë dy persona të panjohur të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Klankosova.tv ka mësuar se viktima është taksist, ndërsa dyshohet se dorasi ka qenë klienti i tij.