Përpara se të mbahen çmimet Grammy, Beyonce me njoftim për fansat

Çmimet Grammy do të mbahen sonte dhe Beyonce ka grumbulluar gjithsej 11 nominime.

Ajo është artistja më e nominuar në historinë e shfaqjes së çmimeve, me 99 nominime përgjatë gjithë karrierës.

Përkatësisht, është e nominuar për ‘regjistrimin më të mirë’, ‘albumin e vitit’, ‘këngën e vitit’, ‘performancën solo’, ‘performancën duo më të mirë (me Post Malone), ‘performancën rap’, ‘performancën më të mirë në zhanrin country’, ‘performancën duo më të mirë në zhanrin country (me Miley Cyrus), ‘kënga më e mirë e zhanrit country’, ‘albumi më i mirë country’ dhe performanca më e mirë ‘americana’.

Para ceremonisë, mbretëresha e muzikës njoftoi një lajm që gëzoi shumë fansa të saj.

Përkatësisht, “Cowboy Carter” po fillon me turne këtë vit dhe më shumë detaje do të njoftohen së shpejti.

Në Grammys, do të përballet me konkurrencë të fortë nga Charli XCX me shtatë nominime, Billie Eilish, Taylor Swift, Sabrina Carpenter dhe Chappell Roan, të cilët kanë nga gjashtë nominime dhe shumë të tjerë.