Përfundon vizita e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, kryeministri Rama e përcjell në aeroport

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë për në aeroportin e Rinasit presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare këtë të dielë në Tiranë.

Al Nahyan u nderua në një ceremoni mireseardhjeje në Pallatin e Brigadave dhe më pas zhvilloi një takim kokë më kokë me kryeministrin Rama.

Në kuadër të kësaj vizite, dy qeveritë nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi: Marrëveshja Kuadër për Veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST, që u shkëmbyen mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR Sulltan Al Jaber.

E dyta ishte një Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë së Brendshme e Republikës së Shqipërisë, të shkëmbyera mes Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarit të “Presight AI Ltd” Sulltan Al Jaber.