Për një ditë në Shkup, 570 shoferë të sanksionuar, ja shkeljet që kanë bërë

Në përputhje me planin për masa të shtuara në trafik në rajonin e SPB Shkup, më 07.02.2025, zyrtarët policorë të SPB Shkup kryen një kontroll të përforcuar të trafikut në të gjithë territorin e SPB Shkup, ku u sanksionuan gjithsej 570 shoferë.

Nga këta, 150 shoferë janë ndëshkuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 22 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 4 shoferë kanë drejtuar automjetin me masë aktive ndalimi për drejtimin e mjeteve motorike, një shofer ka drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe një tjetër me regjistrim të skaduar.

Masat e tjera kanë të bëjnë me shkelje të ndryshme, ku numri më i madh lidhet me parkimin e gabuar ose të palejuar.

Kontrollet në trafik sipas planit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë te qytetarët që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut për të rritur sigurinë në komunikacion dhe për të kontribuar së bashku për rrugë më të sigurta.