Pacientët me dializë/ Taravari, drejtori i spitalit dhe Mickoski me qëndrime të kundërta!

Ende i pazgjidhur problemi me transportin për të sëmurët me dializë tek spitaIi “8 shtatori”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot iu përgjigj Klan Macedonia dhe premton sërish që do të flas me drejtorin e spitalit, Sinisha Stojanovski, pasi ende nuk kishte biseduar me të.

Taravari thotë se transporti duhet të sigurohet nga kompanitë që e kanë marrë me koncesion dhe shton.

ARBEN TARAVARI-MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Ne e kemi biseduar, drejtori ishte në udhëtim, unë isha në udhëtim problem i këtyre është që ne duhet t`u sigurojmë prej kompanive të cilët e mbajnë, praktikisht e kanë marrë me koncesion, unë me sa e di informatën, por më lejoni që të marrë informatë zyrtare dhe do ju përgjigjem edhe me shkrim”

Ministri Taravari u zotua edhe njëherë që ekipi i tij do t’i përgjigjet Klan Macedonia brenda një ore edhe me shkrim.

ARBEN TARAVARI-MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Mund t’u përgjigjemi, ja ku është ekipi im menjëherë mund të ju përgjigjemi për një orë”

Cështja e të sëmurëve me dializë ende mbetet lojë fjalësh nga zyrtarë të kësaj qeverie, teksa pacientët mbeten pa transport ku javë më parë iu është ndërprerë për shkaqe të paqarta, të njëjtët kërkojnë që ky problem dhe hall i tyre të zgjidhet sa më shpejt, ndërsa nga fondi i sigurimit shëndetësor përgjigja është kjo.

FONDI I SIGURIMIT SHËNDETËSOR

“Fondi i Sigurimit Shëndetësor ka përcaktuar çmimin e referencës për shërbimin HD,Trajtim i hemodializës tek insuficienca kronike në shumë prej 6.149 denarë. Çmimi i referencës i përfshin shpenzimet për hemodializë me ekzaminime të përfshira shëndetësore specialistike-konsultative, si dhe transportin e pacientëve. Por Organizimi i transportit të pacientëve është në kuadër të ISHP-së përkatësisht qendrave të dializës. Fondi nuk është kompetent në lidhje me këtë çështje”

Pacientë të revoltuar, kërkuan që këtë qendër ta vizitoi edhe vet Ministri Taravari dhe ta shikoj situatën reale brenda spitalit “8 shtatori” ndërsa më shumë se një orë as kabineti i ministrit e as ai nuk dhanë shpjegim dhe përgjigje për pacientët me dializë.