Pa rrymë nesër një pjesë e Studeniçanit dhe Çuçer Sandevës

Pa energji elektrike nesër do të mbeten një pjesë e komunës së Studeniçanit dhe Çuçer Sandevës, informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza – Shkup.

Sipas SHA “EVN Maqedoni”, nesër prej orës 9 deri në orën 16, pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e fshatit Orizare e Epërme, Glluvo, Brazdë dhe Golievë, si dhe Gurorja Granit.

Në periudhën prej orës 9 deri në orën 12, pa rrymë do të jenë dhe shfrytëzuesit e një pjese të komunës së Studeniçanit.