Ozil i bashkohet partisë së Ergodanit

Ish-ylli i Real Madridit dhe Arsenalit, Mesut Ozil, i cili u pensionua nga futbolli në vitin 2023, ka nisur një fazë të re në jetën e tij.Ish-reprezentuesi gjerman, vendosi të niste një karrierë politike në Turqi. Në vitin 2019, presidenti turk Erdogan ishte dëshmitar në dasmën e Ozilit dhe futbollisti është kritikuar shpesh për lidhjet e tij të ngushta me liderin turk.

Erdogan, i cili është president që nga viti 2014, përfaqëson Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP). Pikërisht me këtë parti, Ozil ka nisur rrugëtimin e tij politik.AKP zgjodhi anëtarët e rinj në komitetin qendror dhe administratën e saj vendimmarrëse pas kongresit të saj të fundit. Lista e anëtarëve të rinj është publikuar të dielën, mes tyre është edhe Mesut Ozil.

Gjithashtu në kongresin në Ankara u konfirmua se Erdogan u rizgjodh në krye të partisë. AKP është në pushtet në Turqi që nga viti 2002./GazetaBlic Sport