Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari për shpërndarje kokaine

Një tjetër operacion antidrogë është finalizuar në Tiranë, duke goditur veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia ka arrestuar një 35-vjeçar, Erdi Shima që shpërndante kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit, ndërsa një 28-vjeçar është proceduar penalisht për moskallëzim krimi.

Në kuadër të operacionit “Next”, policia identifikoi dhe ndaloi automjetin me të cilin udhëtonin dy të dyshuarit, në rrugën “Sami Frashëri”. Gjatë kontrollit, brenda mjetit u gjet një qese me 480 gramë kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe dy aparate celularë.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së grupit kriminal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.