Nxënësit e shkollës fillore Ismail Kemali në Çair mësojnë se si të bëhen eko-heronj

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Resmi Ejupi, e vizitoi SHFK Ismail Qemali në Çair, ku sot nën moton “Unë jam eko-heroi i ri”, u mbajtë punëtoria edukative ekologjike për nxënësit më të vegjël në kuadër të fushatës multimediale kombëtare “Ndryshimi pozitiv”.

Në punëtori, nxënësve iu dhanë pako me lojëra, libra për t’u ngjyrosur, ngjitëse dhe mjete të tjera edukative që do t’i ndihmojnë ata të mësojnë për rëndësinë dhe metodat e përzgjedhjes së mbeturinave në mënyrë krijuese. Mësimi interaktiv u mbështet nga një video e shkurtër në të cilën nxënësit u njohën me mënyrat e përzgjedhjes dhe asgjësimit të duhur të mbeturinave.

Të rinjët treguan interes të madh për përmbajtjet e ofruara në paketat edukative dhe nga ndërveprimi me fëmijët u kuptua se, falë promovimit të aktiviteteve ekologjike dhe futjes së eko-përmbajtjes në programin arsimor, tashmë po rritet vetëdija te të rinjët për ndarjen e mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit në përgjithësi.

Në hyrje të shkollës u vendos përgjithmonë një tabelë me moton “Unë jam eko-heroi i ri”, e cila do t’i motivojë nxënësit dhe vizitorët të zhvillojnë shprehi pozitive dhe do t’u kujtojë se secili prej nesh ka një rol të rëndësishëm në mbrojtjen dhe sigurimin e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm.

Nxënësit e shkollës fillore Ismail Kemali në Çair mësojnë se si të bëhen eko-heronj