Nju Jork/ Mbyllen tregjet e shpendëve të gjalla

Tregjet e shpendëve të gjalla do të mbyllen për një periudhë të përkohshme në Nju Jork për shkak të gripit të shpendëve, njoftuan autoritetet lokale.

Ky urdhër erdhi pasi autoritetet zbuluan një lloj tjetër të gripit të shpendëve tek kafshët që prodhojnë qumësht në SHBA, ku u ngrit alarmi për shpërthimin e vazhdueshëm të këtij virusi në vend.

Që nga 31 janari kur u mor një masë paraprake me synim dezinfektimin e tregjeve në qytet, autoritetet që nga kjo datë identifikuan raste të reja të gripit të shpendëve.