Një vjetori i reshtimit të Arben Taravarit në VLEN, reagon Ziadin Sela

Pasi lideri i ASH-së, Arben Taravari ka rikujtuar një vjetorin e kthimit të tij me VLEN-in, lideri i ASH-së 2, Ziadin Sela i është përgjigjur Arben Taravarit.

“Ndjenja e turpit dhe e fajsisë, janë emocione fisnike që qëndrojnë në bazën e sjelljes shoqërore të civilizuar, vitale në zhvillimin e një prej kualiteteve më të përsosura të potencialit njerëzor!
Nuk habitem nga ligësia por nga paturpsia, shumë dhe paftyrësia që kanë në lartësimin e turpit” ka shkruar Sela.
Ndryshe Sela dhe Taravari po vazhdojnë luftën e tyre në Gjykatën Themelore të Tetovës për vulat e partisë se kush do të jetë kryetar legjitim i ASH-së./TS/