Nikollovski: Reformat në gjyqësor nuk zhvillohen me ritmin e pritur nga qytetarët

Reformat në gjyqësor nuk zhvillohen me ritmin e pritur nga qytetarët sepse strukturat e vendosura atje bëjnë rezistencë të fortë. Kështu tha zëvendëskyreministri Alekandar Nikollovski. Ai tha se priste nga anëtarët e Këshillit gjyqësor por edhe kryeprokurori të jepnin dorëheqje, por pavarësisht se nuk e bënë këtë është çështje kohe kur do të shkarkohen.

“Hapi i parë ishin natyrisht interpelancat për Këshillin gjyqësor republikan. E prisja që ditën që do të merrnin interpelancat të jepnin dorëheqje sepse shumica që i zgjodhi nuk ekziston më dhe jo vetëm që nuk ekziston, por pësoi disfatë katastrofike në zgjedhjet e mëparshme parlamentare, që do të thotë se vullneti i popullit është i qartë, por përkundrazi vendosi të rezistojë. Ne do të kalojmë nëpër procedurë shkarkimi në Kuvend dhe ata do të shkarkohen. Një gjë të tillë e prisja edhe në prokurori dhe shoh që edhe atje ka rezistencë, por kjo është çështje një muaji apo dy. Drejtësia do të arrijë tek të gjithë ata që kanë gabuar”, tha Aleksandar Nikolloski- zëvendës-kryeministër.