Neymar si Shaqiri – shënoi një gol spektakolar direkt nga këndi!

Futbollisti brazilian Neymar realizoi një tjetër gol të mrekullueshëm për ekipin e tij, Santos – direkt nga këndi.

Ylli i rikthyer te gjiganti brazilian shënoi një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 27-të të ndeshjes kundër Inter de Limeira, në stilin e Artim Shaqirit. Ai ekzekutoi një goditje këndi dhe, me ndihmën e vogël të shtyllës, arriti ta mposhtë portierin Igo Gabriel.

Për më pak se 30 minuta lojë, Neymar regjistroi gjithashtu dy asistime për shokun e tij të skuadrës, Tiquinho Soares.

Neymar u rikthye te Santos në fund të janarit, në vendin ku ka lindur, pas aventurave me Barcelonën, Paris Saint-Germain dhe Al Hilal. Ky ishte goli i tij i dytë dhe asistimi i tretë që nga ardhja e tij në ekip.