Monumenti “NEW BORN” është duke marrë pamje të re për përvjetorin e 17-të të Pavarësisë së Kosovës.
Por, derisa ka përfunduar ngjyrosja e pjesës së përparme të monumentit, pjesa e pasme është ende e pa përfunduar. Ndërsa, të hënën Kosova feston përvjetorin e 17-të të pavarësisë.
Krijuesi i monumentit “NEW BORN”, Fisnik Ismajli, në një postim në Facebook u ka bërë thirrje vullnetarëve që të ndihmojnë në kompletimin e ngjyrosjes.
“Po na duhet ndihmë! Sivjet NEWBORN i dedikohet AI, por për me e ngjyrosë, hala na duhet dora edhe shpirti i njeriut. Prandaj, nëse vizaton mirë, ke vullnet me ndihmue edhe do me kontribue në zbukurimin e qytetit, hajde ndihmoji ekipit më të dashtun në botë për me i ngjyrosë edhe do lule që kanë mbetë”, ka shkruar Ismajli.