Netanjahu takim me Trump, kryeministri izraelit: Vizita, dëshmi e aleancës tonë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u nis të dielën nga Tel Avivi për në Shtetet e Bashkuara, ku do të takohet me presidentin Donald Trump.

Ai tha se me liderin amerikan do të diskutojë për fitoren ndaj Hamasit, frenimin e ekspansionit iranian dhe zgjerimin e marrëdhënieve diplomatike me vendet arabe.

Vizita shënon takimin e parë të Trump me një lider të huaj që nga marrja e detyrës.

“Mendoj se kjo është një dëshmi e forcës së aleancës izraelito-amerikane dhe një dëshmi e forcës së miqësisë sonë personale”,-tha Netanjahu.

Vizita e Netanyahut në Shtetet e Bashkuara vjen pavarësisht përballjes me një urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale nëntorin e vitit të kaluar.

Shteteve anëtare të gjykatës u kërkohet t’i ndalojnë të dyshuarit nëse shkelin në vendin e tyre, por si Amerika edhe Izraeli nuk janë pjesë e gjykatës.