Dr.Arbë Neziri
Jeta ka dinamiken e zhvillimit shumë projekte dhe ide zhvillohen në fillim nga njerzit e mirë , te cilet si duket jan edhe idealiste.
Po të mos ishte “idealizmi i sëmure “nuk do kishte projekte të zhvillimit të cilat për momentin e caktuar kan qenë pozitive. I tillë ishte edhe projektet e shtepive të ,, vllezërve ‘“ të cilat jan arsyetuar ndoshta si projekte në shekullin e kaluar….me keto projekte është menduar se forcohet vëllazeria , se do duhen më tepër etj.
Kjo në fillim ndoshta edhe ka funksionuar… por më kalimin e viteve ,kan dal në pah edhe shumë të meta të shtepive në afersi….
Së pari në shumicen e rasteve nuk jan planifikuar si duhet , rrugët e ngushta , mungesa e parkingjeve , rruga e përbashket etj.
Kuptohen në fillim nuk kan qenë probleme të medha por me modernizimin e jetës , me rritjen e mundesive ekonomike, dhe mezhvillimin jo të njejte të cdo familje veq e veq ….e sidomos me paraqitjen e ndjenjave negative si zilia e cila pas një periudhe shendrohet në xhelozi të stlit me primitiv , fillojnë problemet.
Fillon dhe zbehet ajo dashuria idilike e cila pastaj zavendsohet me një pseudodashuri demagogjike.
Hajde te duhemi për inat te kojshive ide primitive apo jo….
E mos të flasim pastaj për mungesen e privatësisë, qetësisë , dhe shumë gjerave tjera që i nevojiten njeriut intelektual.
Në fund fare nuk mbetet asgjë nga ato ide pozitive me të cilat ka filluar kjo bashkëjetes idilike, romantike.
Prandaj shumë mirë është që ka filluar rrënimi i këtyre ,,mikro oazave’” ku jetojnë njerzit në zemër të qytetit por me koke në katundin nga kan ardhur.
Seqë mu kujtua shprehja për Ali Pashen
,, Koka në Stamboll e trupi në Janinë”
Ne duhët të shiqojmë nga bota e civilizuar përendimore , ata shumë me heret se ne i kan kaluar idealizmat , te hjekim dore nga mburjet pa mbules dhe demagogjite që s,na len të ecim para.
Prandaj me vie mirë që po ndertohen ndertesa të reja , shpresoj të ndertohen në menyrë sa më të planifikuar.
Se keshtu mbytet demagogjia , e vjetra ia lenë rendin të resë dhe demagogjia -prosperitetit.
Andaj uroj që Prishtina jon , të ndertohet sipas koncepteve tëreja.
Lamtumirë demagogji !
Lamtumirë ju rrugë tëngushta pa perspektive!
Lamtumirë ti ide e plakur e jashte mode !
Lamtumirë edhe ti pseudointelektual i oazave , me trup në qytet , e kokë diku në mesjete !
Lamtumirë !
E reja gjithmon mund të vjetren !
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Anëtarët e Kongresit Amerikan thirrje Izraelit të ndalojë prishjen e shtëpive në Bregun Perëndimor të pushtuar
- Zëvendëskryeministri Fetai në takim me ambasadorin zviceran Sommer
- Pastrimi i Shkupit dhe Çairit mbetet problematik – pamjet nga Sheshi “Skënderbeu” flasin ndryshe
- Mickoski: Investime në hekurudhë të re dhe tren urban për ajër më të pastër (VIDEO)
- Doganat e Maqedonisë sekuestrojnë monedha ari, para dhe pajisje elektronike
- Dosja e Astrit Isufit: E rrahu gruan ditën e Bajramit pse nuk po zgjoheshin fëmijët nga gjumi
- Kasami e mori mandatin e dytë e ‘të parit të Tetovës’
- E dhimbshme: Varrosen sot dy vëllezërit e vrarë në Malishevë
- LSDM: Shkupi u la qëllimisht në plehra, vetëm që Orce të bënte spektakël PR me dronë
- Sabriu: Sipërmarrja sociale është urë ndërlidhëse ndërmjet vizionit dhe realitetit, si dhe mundësi e të rinjve të krijojnë vlerë – jo vetëm ekonomike, por edhe shoqërore