Skënder MULLIQI
Lufta është gjëja më e trishtuar në botë.Ka shumë ngjarje të tjera që lidhën më trishtimin, si vërshimet, zjarri, termetet e të tjera.Por, gjëja më trishtuese në këtë botë është kur njeriu ngritet për arsye të ndryshme , apo hiq pa arsye kunder njeriut , ku çdo kuptim edhe këtu mbaron.I vetmi realitet atëherë bëhët i pashmangshem, e kjo është vdekja.Shumë popujë në botë kan përjetuar tmerret e luftës, disa popujë nuk kan përjetuar luftë.Bota u përballë më tre luftëra botërore.Luftat lokale në botë nuk pushuan asnjëherë.Në të gjitha luftat kan ndodhur përjetime të cilat në të gjallët kanë lënë vragë të pashlyeshme, madje shumë kush ka pësuar trauma për gjithë jetën.Sigurishtë së luftat janë produkut i njerëzve të liq- retarduar psiqikisht, për të gllabëruar gjithqka të huajën, madje shumë nga këto lufta ishin më synime shfarosëse të tipit racist.Shqiptarët paten fatin e keq të kanë për fqinjë një shtet fashist, një popull më predispozicione më konotacion të rëndë-kanibalizem të shprehem ashtu nga i cili popull duhet gjithmonë të mbrohemi.Serbia është shteti që shkaktojë dy lufta botërore dhe shkaktojë luftën locale më të madhën e shekullit 20-të.Shovenistët serb vranë dhe masakruan më së shumti boshnjakë dhe shqiptarë më shkatërrimin më dhunë të ish-Jugosllavisë.Edhe pase kan ndryshuar kohët, ka mbetur po e njejta Serbi, më logjikë shfarosëse ndaj shqiptarëve.Nuk po heqin dorë nga pretendimet që sërish ta pushtojnëKosovën e pavarur, apo pjesën më vitale të saj, veriun.Shumë analistë dhe historianë kanë ngritur çështjen e Luftës së Tretë Botërore që nga fillimi i luftës në Ukrainë.Shtrohet pyetja , a është kjo fillimi i saj?Rusia më logjikë pushtuese sikur Serbia po pretendojnë më luftë zgjerimin e territorëve, janë dy shtete më të çmendura sot në Evropë.Këtë çmenduri të tyre po tentojnë të shëndrrojnë në çmenduri të përgjithshme .Ne fund të viteve të 80, shqiptarët u zgjuan nga ëndrrat e socializmit jugosllav.Ishin ngjarjët e vitet 1981 të cilat lëkundën themelet e Jugosllavisë avnoiane.Ëndrra e kahershme për një shtet të pavarur u vadit me gjakun e mbrojtësve, civilëve dhe fëmijëve shqiptarë në luftën e fundit çlirimtare ne vitet1998-99. U krijua një kapitull i ri në historinë tonë me zemër dhe vizione për një të ardhme më të mirë, për Kosovën shtet sovran dhe të pavaruar. Heronjët dhe martirët që na sollën lirinë nuk harrohen kurrë.Kurrë nuk do të fshihet e vërteta për Luftën e Atdheut, që ranë gjatë historisë.Është e vështirë të thuhet se si do të duket e ardhmja. Kosova u është lënë të rinjve, të cilët duhet të kanë një vizion se si duhet të duket Kosova dhe ardhmja e saj.Lufta në kushte të paqës nxjerrë në pah të keqën , por edhe më të mirën, për këtë të fundit duhet të luftojmë pa rreshtuar, së na mallkon historia.Gjeneratat e reja luftën çlirimatre dhe heronjët e saj, nuk duhet ti harrojnë asnjë herë.Lufta më Serbinë edhe mund të jete para derës.Kjo duhet të na bënë unik, të na bënë vigjilent, së kemi për fqinj një armik të përebtuar .Mund të ndodhë edhe Lufta e Tretë, që duhet ti bashkon shqiptarët dhe ti rreshton në krah të miqëve tanë perëndimor.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Nesër mbyllen pikat kufitare Shqipëri-Greqi, punëtorët hyjnë në grevë
- Maqedonia e Veriut dëshiron të importojë mbeturina nga BE-ja, i ofrohet për ta ndihmuar në menaxhimin e tyre
- Gashi në Londër takohet me përfaqësues të diasporës
- Krasniqi rikonfirmon: S’ka koalicion me VV-në në asnjë formë, pikë
- Gjykata Kushtetuese ngriti procedurë për Vendimin për dhënien e miratimit për themelimin e shkollës së mesme private “Medreseja Isa Beu”
- Uashingtoni mirëpret vendimin kundër Milorad Dodik
- Brukseli përsërit thirrjen: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit dhe ndryshimet kushtetuese
- Nikollovski -Tiganj: Marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale t’i ndërtojmë me rritjen e bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve
- Erdhi në Shqipëri 7 ditë më parë, gjendet e vrarë në Tiranë 30-vjecarja e huaj
- Mickoski: Maqedonia do të jetë vendi me numrin më të madh të investimeve të huaja për kokë banori në rajon