Muajin e ardhshëm pritet të lëshohet në përdorim shkolla fillore në fshatin Banjicë të Komunës Çashkë. Tashmë janë kryer mbi 90 % e punimeve ndërtimore thanë nga Komuna e Çashkës dhe Ministria e Arsimit. Goran Stojanovski, kryetar I Çashkës tha se për momentin vijon procedura e tenderit për rregullim e oborrit të shkollës.
“Nga Komuna Çashkë për momentin vijon procedura e tenderit për rregullimin e hapësirave në hyrje të shkollës bashkë me oborrin e shkollës dhe presim të gjitha këto të përfundojnë deri në përmbyllje të muajit. Varësisht kushteve të motit unë mendoj se mund të ketë një prolongim prej nji ose dy javës, kjo është maksimale. Informacionet e mia thonë se javën që vjen do të bëhet pranimi Teknik I shkollës nga Ministria e Arsimit dhe kompania që ka realizuar punimet. Presim që nga fillimi I muajit Mars fëmijët do të mund të fillojnë të mësojnë në shkollën e re”, tha Goran Stojanovski, kryetar I Komunës Çashkë.
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska kujtoi se investimi për objektin e ri shkollor kap shumën prej 6,6 milionë denarë. Për pritet tharja e bazës së çimentos dhe më pas vendosja e pllakave ose laminatit. Ajo shtoi se mbikëqyrësit e punimeve ndërtimore tashmë kanë raportuar për çdo punë të realizuar në këtë objekt.
“Gjatë çdo lloj ndërtimi ndodhin aktivitete të këtilla shtesë që patjetër duhet zbatuar. Në momentin që thahet platforma e çimentos do të vijojnë punimet e planifikuara. Ministria vazhdimisht i kontrollon ndërtimet sepse është investues, sigurisht edhe mbikëqyrësit e bëjnë të njejtën prandaj në këtë rast nuk pres asnjë lloj ndërprerje”, tha Vesna Janevska, ministre Arsimit.
Në objektin e ri shkollor mësimi do të zhvillohet në gjuhën shqipe për nxënësit nga klasa e parë e deri në atë të pestë ku fillimisht do të përfshihen nxënësit deri në klasë të tretë. Ndërkohë, në shkollën fillore “Todor Janev” në Çashkë, nxënësit shqiptarë nga klasa e tretë e deri atë të nëntë vazhdojnë të arsimohen në gjuhën maqedonase për shkak të mungesës së paraleleve shqipe.