MMJPH: Vazhdojnë aktivitetet e intensifikuara të komunave në përputhje me planin e veprimit për ajër të pastër
Në përputhje me detyrimet e Planit të Veprimit me masat afatshkurtra për ajër të pastër për periudhën 10 -14 shkurt 2025, 9 komuna i kanë dërguar Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor raport për aktivitetet e intensifikuara.
Komuna e Manastirit në gjysmën e parë të muajit shkurt ka realizuar mbikqyrje kontrolluese në tri impiante me B – leje për të cilat është kërkuar të merren masa për reduktimin e shkarkimeve në ajër brenda kufijve të lejuar me ligj. U konstatua se në të tre instalimet janë marrë masa me servisimin e dhomave të kaldajave, janë kryer matje kontrolli dhe prej tyre është e qartë se shkarkimet në ajër janë brenda kufijve të lejuar me ligj. Nga QUMSHTORJA SHA MANASTR janë marrë masa për përshtatjen e dhomës së kaldajës dhe lidhjen e saj në një djegës të ri të gazit natyror, për të cilin është ndërtuar një lidhje, me anë të së cilës QUMSHTORJA SHA Manastir gjithashtu është e gatshme të kalojë në gaz natyror sapo të vihet në dispozicion. LAKTALIS QUMSHTORJA MK SHPKNJP Manastir është gjithashtu e gatshme të adaptojë dhomën e kaldajës për kalimin në gaz natyror. KVASARA SHA Manastir ka instaluar fotovoltaikë dhe është duke u zhvilluar projekti për ndërtimin e kaldajës që do të shfrytëzojë energjinë elektrike, me çka do të reduktohet përdorimi i drurit si lëndë djegëse. Janë kryer mbikëqyrje në 5 auto servise për menaxhimin e mbeturinave dhe nuk është konstatuar djegie e mbeturinave. Me këtë veprohet në përputhje me ligjin: ruhet përkohësisht në mënyrë të sigurt dhe i dorëzohet subjekteve të autorizuara.
Komuna e Strumicës ka kryer kontrolle të jashtëzakonshme në 8 persona fizikë dhe 8 persona juridikë, ku 4 persona janë dënuar me gjobë, 4 persona janë paralajmëruar me shkrim nga edukimi, 6 persona juridikë me vendim (për matje, për dorëzimin e mbeturinave të depozituara), dhe në 2 nuk janë konstatuar parregullsi.
Komuna e Kisella Vodës ka kryer 20 inspektime me theks të veçantë tek personat juridikë që gjatë veprimtarisë së tyre pranojnë mbeturina të vajit motorik, gomave dhe mbeturinave të tjera. Inspektorët komunalë dhe rojet komunale kanë kryer 10 inspektime në kantiere dhe magazina aktive dhe kanë urdhëruar larjen e gomave të kamionëve dhe aktivitete të tjera për zbatimin e Ligjit për Pastërtinë Publike.
Në Komunën e Prilepit janë zbatuar katër inspektime, në fabrikën e përpunimit të gurit, dy autoservis dhe një subjekt me furrë me dru. Gjatë inspektimeve nuk u konstatuan parregullsi, por dy janë përgjegjës për matjen e shkarkimeve në ajër nga funksionimi i instalimit dhe për paraqitjen e të dhënave për shkarkimet nga një burim i palëvizshëm në QIM në MMJPH, dhe një shërbim autoservis është përgjegjës për përgatitjen dhe dorëzimin e një raporti për mbrojtjen e mjedisit.
Komuna e Tetovës ka kryer edhe 5 inspektime në dy subjekte juridike që merren me prodhimin e mobilieve, një auto servis dhe dy subjekte që kryejnë veprtimtari në industrinë ushqimore. Gjatë inspektimeve nuk janë konstatuar parregullsi.
Komuna e Gazi Babës ka shqiptuar një gjobë për djegien e mbeturinave dhe një gjobë për deponim jo të rregullt të mbeturinave. Me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup koordinohen inspektimet e jashtëzakonshme në instalimet që posedojnë elaborat të miratuar për mbrojtjen e mjedisit, dhe për miratimin e të cilit është përgjegjës kryetari i komunës dhe lidhur me cilësinë e ajrit, janë përgatitur gjashtë procesverbale nga kontrollet e kryera dhe janë dorëzuar në prokurori.
Gjithashtu është bërë një vizitë në tre kantiere dhe është kontrolluar zbatimi i masave për uljen e ndotjes (depozitimi i duhur i mbeturinave, punë me manovra të veçanta që nuk do të shkaktojnë pluhur etj.) dhe është zbatuar një kontroll i rregulltë në rrotat e mjeteve që dalin nga parcelat ndërtimore. Në një nga tre kantieret është shqiptuar një paralajmërim.
Komuna e Krushevës është e fokusuar në forcimin e kontrolleve të jashtëzakonshme të gjendjes teknike të automjeteve pjesëmarrëse në komunikacionin rrugor me theks në gazrat e shkarkimit, veçanërisht ato me naftë, automjetet e rënda dhe automjetet e paregjistruara.
Në Komunën e Ohrit theksi është vënë në zbatimin e Ligjit për pastërti publike. Në kantier është kryer një kontroll.
Komuna e Kumanovës ka bërë një mbikqyrje kontrolluese kontroll në tri automekanike, në të cilat nuk është konstatuar djegie e vajrave të mbeturinave. Gjatë periudhës së lartpërmendur është shqiptuar urdhërpagesë për kundërvajtje për një person fizik i cili u gjet duke djegur kabllo pranë rrugës.