MLS gjobit Messin dhe Suarezin

MLS ka vendosur dy gjoba për yjet e Inter Miamit, Lionel Messin dhe Luis Suarezin.

Kjo vjen pasi që të dy lojtarët kishin kapur nga qafa lojtarët kundërshtar të Neë York City FC, në ndeshjen e fundjavës së kaluar.

Në të dyja rastet, Komiteti Disiplinor i ligës tha se lojtarët shkelën “politikën e MLS-së në lidhje me duart drejt fytyrës/kokës/qafës” të një kundërshtari. Shuma e gjobave nuk ishte e specifikuar.

Pas ndeshjes, Messi shkoi te arbitri për të protestuar dhe mori një karton të verdhë . Më vonë ai debatoi me një ndihmës trajner të Nju Jorkut dhe e kapi për qafe.

Në rastin e Suarezit , sulmuesi kapi nga qafa mbrojtësin Birk Risa gjatë pjesës së parë.

Kjo ndeshje midis Inter Miamit dhe Neë York City FC, është mbyllur 2-2 me “La Pulga” që kishte bërë dy asistime.