AC Milan ka pësuar humbje nga Torino në udhëtim 2:1, në kuadër të javës së 26-të në Serie A.
Një autogol komikqë përfshiu portierin Maignan dhe Thiaw i dha epërsinë e hershme Torinos në minutën e pestë.
Christian Pulisic pati mundësinë të barazonte rezultatin, por dështoi të shënonte nga penalltia.
E Tijjani Reijnders arriti të barazonte shifrat në minutën e 74-të.
Por, vetëm dy minuta më pas, Gineitis e riktheu epërsinë e Torinos.
Me këtë fitore, Torino shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e 11-të.
Në anën tjetër, Milan mbetet i shtati me 41 pikë gjithsej.