Milani bëri dy transfere befasuese në fund të afatit kalimtar

Milani ka bërë edhe dy transferime të tjera në ditën e fundit të merkatos së dimrit.

Pas Santiago Gimenezit, Milani ka siguruar shërbimet e lojtarëve si Riccardo Sottil dhe Warren Bondo.

Bondo, erdhi si transferim nga Monza, ndërsa Sottil erdhi si huazim me të drejtë blerjeje nga Fiorentina.

Bondo, ka qenë një nga yjet e Monzës ku i cili ka bërë 22 paraqitje, ndërsa Sottil ka bërë 25 paraqitje për Fiorentinën këtë sezon dhe ka bërë 5 gola dhe 3 asistime.