Mickoski: Strategjia Nacionale Zhvillimore është dokumenti më i lartë bashkues, zhvillimor dhe vizionar për 20 vitet e ardhshme

Të nderuar anëtarë të Bordit Drejtues të Strategjisë Nacionale Zhvillimore,
Të nderuar ambasadorë,
Të nderuar përfaqësues të komunitetit të donatorëve,
Të nderuar kolegë,
Të nderuar mysafirë,

Mirëseerdhët në mbledhjen e parë të Bordit Drejtues të Strategjisë Nacionale Zhvillimore në përbërje të zgjeruar. Bordi Drejtues, së bashku me Komitetin e Punës, është një organ ndihmës i Këshillit Nacional për Zhvillim, i cili funksionon si një trup këshillimor i përhershëm në Qeveri. Ata përfaqësojnë strukturën menaxhuese të Strategjisë Nacionale Zhvillimore.

Bordi Drejtues siguron bashkëpunim strategjik dhe partneritet të Këshillit me komunitetin ndërkombëtar, institucionet financiare ndërkombëtare dhe donatorët.

Bashkë me anëtarët e Bordit Drejtues, përkatësisht Ministren për Financa dhe Sekretarin e Përgjithshëm, vendosëm që mbledhjen e parë ta organizojmë në përbërje të zgjeruar me praninë tuaj si partnerë dhe mbështetës tanë në rrugën e reformave drejt Bashkimit Evropian dhe ndërtimin e një shoqërie demokratike, të prosperuar dhe ekonomikisht të fortë të njerëzve të suksesshëm dhe të lumtur.

Sigurisht, për një koordinim të tillë, Ministria për Çështje Evropiane është thelbësore dhe për këtë arsye, angazhimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta janë për një veprim të koordinuar që do të sigurojë mbështetje për implementimin e shpejtë të Strategjisë Nacionale Zhvillimore.

Ky nuk është vetëm një dokument, nuk është vetëm një vizion i një qeverie – kjo duhet të jetë strategjia e të gjithëve, sepse të gjithë jemi bashkë në këtë. Kemi kapacitet, kemi potencial dhe më e rëndësishmja, kemi njerëz që janë të gatshëm të punojnë, të ndërtojnë dhe të krijojnë.

Strategjia Nacionale Zhvillimore për periudhën 2024 – 2044 paraqet dokumentin më të lartë bashkues, zhvillimor dhe vizionar për 20 vitet e ardhshme.

Qëllimi kryesor është që të jetë dokument strategjik gjithëpërfshirës, i cili do të mundësojë transformim fundamental, përkatësisht zbatimin e ndryshimeve thelbësore kombëtare dhe trasimin e trajektorisë zhvillimore të vendit.

Qasja inkluzive shënoi përgatitjen e këtij dokumenti me përfshirjen e qytetarëve, institucioneve dhe të gjitha palëve të interesuara.

Një nga avantazhet më të rëndësishme të këtij dokumenti të rëndësishëm nacional është konsensusi politik në lidhje me përgatitjen e tij, por edhe miratimin e tij.

Që nga vetë fillimi deri në tekstin përfundimtar, strategjia u ndërtua nëpërmjet një procesi transparent dhe të hapur, ku morën pjesë më shumë se 200 përfaqësues nga ministritë, mbi 60 deputetë dhe kryetarë komunash, më shumë se 1.000 të rinj, mbi 100 organizata joqeveritare, si dhe shumë institucione akademike dhe kërkimore dhe përfaqësues të sektorit të biznesit. Kjo mundësoi shqyrtimin e detajuar të sfidave, duke krijuar kështu një bazë për përcaktimin e çështjeve dhe prioriteteve kyçe të zhvillimit.

Por, për të arritur atje ku duam të jemi, duhet të bëjmë ndryshime të vërteta dhe të guximshme. Dhe jo vetëm me fjalë, por me vepra konkrete dhe rezultate reale.
Duhet të ecim përpara.
Të gjithë e dimë që sot situata nuk është ashtu siç duhet të jetë. Shtetin po e nxjerrim nga kriza që ka zgjatur shumë, ku njerëzit ishin të zhgënjyer, të rinjtë po iknin, ekonomia po stagnonte, institucionet nuk funksiononin siç duhet dhe korrupsioni dhe padrejtësia ishin përditshmëri.

Për këtë arsye, Strategjia jonë Nacionale Zhvillimore do të bazohet në disa prioritete kyçe, me të cilat do të duhet ta shndërrojmë vendin në një vend të mundësive dhe jo në një vend zhgënjimesh.
Nuk ka shtet të suksesshëm pa një ekonomi të fortë. Nëse duam të ndërtojmë të ardhmen, duhet ta forcojmë ekonominë.
Po zbatojmë reforma fiskale që kanë për qëllim të lehtësojnë kushtet për bizneset, të ulin burokracinë dhe të krijojnë një mjedis ekonomik të konkurrueshëm.

Është shumë e rëndësishme të sigurojmë pavarësi energjetike, me atë që në pjesën e prodhimit të energjisë elektrike, do të kemi prodhimtari nga burime të brendshme, me atë që do të modernizojmë kapacitetet ekzistuese, por gjithashtu është shumë e rëndësishme të ndërtojmë kapacitete të reja, duke mbështetur investimet nga kompanitë shtetërore dhe po ashtu, duke inkurajuar dhe stimuluar investimet private. Një nga ato, presim të vendosim gurthemelin nga fundi i muajit qershor, me qëllim që të kemi rreth 20 për qind prodhim të ri të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, në këtë rast është era.

Nëse duam të kemi një të ardhme, kjo është shumë e rëndësishme, duhet të investojmë në dije. Po përgatitet ligji i ri për arsimin e lartë, një ligj në të cilin, si Qeveri, do të sigurojmë qasje falas për universitetet shtetërore në dy baza shumë të rëndësishme shkencore e ato janë revistat shkencore. Që këtu vlerësoj se me qasjen në këto baza, shkencëtarët tanë do të mund të indeksojnë siç duhet punimet e tyre shkencore. Dhe të paktën një nga universitetet do të jetë ndër 1.000 të parët dhe pse të mos jetë ndër të parët nga 500 universitetet më të mira në botë. Kjo do të ndodhë për herë të parë tani, deri tani kjo nuk ka ndodhur. Po ashtu, qëllimi ynë është që çdo punim shkencor që do të pranohet nga revistat shkencore që janë pjesë e këtyre dy bazave më të mira botërore të revistave shkencore, çdo punim i pranuar të sponsorohet plotësisht nga Qeveria, të paguhet plotësisht nga Qeveria. Qëllimi ynë është që nga 300 punimet shkencore që bëhen aktualisht në nivel kombëtar çdo vit, ta rrisim numrin në 600 dhe më pas të përparojmë dhe të kalojmë me mbi 1.000, duke e bërë arsimin e lartë dhe universitetet tona të përfshihen në optikën e studentëve të ardhshëm dhe në vend që ti dërgojmë studentët jashtë, ne të tërheqim studentë këtu. Po ashtu, kemi investime në shkolla, diçka që është shumë e rëndësishme, palestra sportive, atje ku mungojnë.
Zhvillimi parashkollor i fëmijëve është gjithashtu një pjesë e fokusit të kësaj Qeverie për fëmijët, me çka realokojmë dhe që në mbledhjen e djeshme të Qeverisë miratuam Vendim për transferimin e 250 milionë eurove ose rreth 15 miliardë denarë nga buxheti qendror nëpër komuna, me fokus në ndërtimin e kopshtëve, shkollave, sallave sportive etj.

Por gjithashtu edhe në pjesën e infrastrukturës, për të cilën do të flas më tej. Sepse pa një infrastrukturë cilësore, nuk ka zhvillim. Përveç përfundimit të projekteve të nisura në fushën e rrugëve eksprese dhe disa segmenteve të hekurudhës, përmes këtij transferi të mjeteve nga buxheti qendror nëpër komuna, do të investojmë në ndërtimin e zgjidhjeve të reja të bulevardeve, rrugëve, kanalizimeve, ujësjellësve etj. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi besojmë se avantazhi ynë strategjik është se jemi një kryqëzim natyror i dy korridoreve shumë të rëndësishme, Korridori 8 dhe Korridori 10. Rrugë moderne, hekurudha të shpejta, shërbime publike të përmirësuara dhe lidhje digjitale.

Kjo është shumë e rëndësishme, sepse kam ndjesinë se është nuk është bërë kujdes në ndërtimin e infrastrukturës digjitale, e cila sipas meje duhet të jetë në të njëjtin nivel si ndërtimi i rrugëve të reja, hekurudhave dhe të tjera. Ne kemi, imagjinoni, një qendër të dytë të të dhënave, gjegjësisht një qendër rikuperimi të të dhënave, por nuk kemi një qendër primare të të dhënave. Pra, çdo institucion ka serverët e tij dhe mbrojtjen e tij të dhënave siç di dhe mundet, kjo nuk është e organizuar, është difuze. Dhe prioriteti ynë kryesor dhe pjesë e planit tonë për rritje, që si Qeveri e kemi, është të ndërtomë një qendër të tillë të të dhënave, ku mund të përdoret jo vetëm për një mjedis që do të ofrojë shërbime për institucionet, por edhe për kompanitë që gjithashtu do të duan të marrin me qira një pjesë të kësaj qendre të të dhënave, për ata që janë këtu në vendin tonë.

Nuk mund të ketë progres nëse qytetarët nuk kanë besim te institucionet. Nevojiten reforma serioze për të garantuar drejtësi të barabartë për të gjithë. Si do ta sigurojmë këtë drejtësi? Sigurisht, me reforma të thella dhe të qarta, por edhe me luftën kundër korrupsionit, që do të sigurojë transparencë në çdo aspekt të udhëheqjes të po atyre institucioneve, gjë që mendoj se kemi bërë deri tani si Qeveri. Tashmë kemi tetë muaj që jemi në qeveri dhe mund të them që deri më tani në luftën kundër korrupsionit, të paktën nga ato që kam si informacion dhe mendoj se kam mjaftueshëm informacion, sa i përket korrupsionit shtetëror politik, është ulur në zero.

Ky vend është shtëpia jonë dhe duhet ta mbrojmë atë – jo vetëm ekonomikisht, por edhe për të mbrojtur interesat tona politike. Këtu, para së gjithash, duhet të llogarisim identitetin kombëtar, historik dhe kulturor. Ne duhet ta udhëheqim Qeverinë me dinjitet dhe kështu të mbrojmë traditën, historinë dhe gjuhën tonë. Ne po ndërtojmë një shtet të qëndrueshëm që do të jetë një partner i fuqishëm për qytetarët e tij dhe komunitetin ndërkombëtar.

Të nderuar,

Na pret një sfidë e madhe në periudhën e ardhshme për të hedhur themelet për zbatimin e Strategjisë Nacionale Zhvillimore. Qeveria miratoi një menaxhim dhe strukturë gjithëpërfshirëse për mbështetjen e zbatimit të saj, me sigurinë se dokumenti do të ketë zbatim efikas dhe efektiv dhe do të japë rezultate të rëndësishme në afat të shkurtër dhe afatgjatë – për ne dhe për fëmijët tanë, për gjeneratat e ardhshme, që të rinjtë tanë të qëndrojnë këtu dhe të realizojnë idetë dhe potencialin e tyre.

Për funksionalizimin konsistent dhe të suksesshëm të qëllimeve dhe prioriteteve të Strategjisë, nevojitet komunikimin dhe koordinimin ndërinstitucional, fokus në burime, mobilizim i fondeve shtesë për zhvillim përmes përdorimit të burimeve të reja të financimit, përmirësim të efikasitetit të hyrjeve financiare – dhe të gjitha këto për të kontribuar në përdorimin optimal dhe racional të financave që do të jenë më të orientuara drejt rezultateve.

Për këto arsye, ne vendosëm të organizojmë këtë Konferencë të Donatorëve, duke konfirmuar kështu përkushtimin tonë strategjik për ndërtimin e partneriteteve dhe përdorimin transparent, të planifikuar dhe të koordinuar të ndihmës zhvillimore te ne.

Ju inkurajoj që së bashku të shqyrtoni mundësitë për iniciativa dhe projekte të përbashkëta partneriteti, të cilat do të kontribuojnë në zbatimin e synuar të politikave dhe arritjen e rezultateve të dukshme për qytetarët.

Mickoski: Strategjia Nacionale Zhvillimore është dokumenti më i lartë bashkues, zhvillimor dhe vizionar për 20 vitet e ardhshme