Mickoski: Me Kasanof diskutuam për situatën në Maqedoni dhe eurointegrimet

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së tij në Uashington realizoi takim me zëvendësndihmës sekretarin për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof.

“U takova me Alexander Kasanof, i cili është zëvendës ndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor, si dhe për shtyp dhe diplomaci publike në Byronë për çështje evropiane dhe euroaziatike të Departamentit të Shtetit”, njoftoi kryeministri i Republikës së Maqedonisë Hristijan Mickoski në faqen e tij në Facebook.

Mickoski njofton se me Kasanof kanë diskutuar për situatën në vend, integrimin evropian dhe pengesat me të cilat përballet vendi në këtë drejtim.

“Ne kemi ide, kemi plan, Maqedonia ka miq!”, shkruan në njoftimin e tij kryeministri Mickoski.