Kryeministri Hristian Mickoski konsideron se duhet të ketë intervenim në llogaritjen e shportën minimale konsumatore dhenë përgatitjen e saj të kyçen të gjitha palët e prekura, në bazë të, siç deklaroi sot, parametrave objektivë, duke marrë parasysh çmime gjithnjë e më modeste, e jo me ato në super markete më ekskluzive.
Në pyetjen e bgazetarëve për verdiktin e seancës së djeshme të Këshillit ekonomiko-social për ndryshime në metodologjinë për llogarije të shportës minimale, Mickoski përsëriti se disa produkte nga shporta aktuale minimale për të janë të çuditshme, duke theksuar se nuk është e logjikshme të ketë cigare dhe se ai në janar ai nuk ka provuar qershia, pjeshka, pjepër, shalqi.
“Në mbledhjen e djeshme të Këshillit ekonomik-social, ishin të pranishëm përfaqësues të disa sindikatave dhe punëdhënësve. Qeveria është lehtësuese në atë proces dhe e shihni që ne nuk fshihemi, duam të jemi transparentë dhe t’u përgjigjemi të gjitha pyetjeve, përfshirë këtu edhe këtë pyetje. Unë e kam marrë atë metodologji dhe e lexova dhe vura re gjëra që më dukeshin vërtet shumë të çuditshme. Ja ku jam ne Janar nuk i kam provuar disa nga keto produkte si pjeper, shalqi, rrush, qershi, kajsi, pjeshke, nuk kam pire 250 gram neskafe, nuk pi duhan dhe atje ka cigare sepse është pak e palogjikshme të kesh cigare në një shportë minimale. Që të mos jemi ne ata që do të tejsinkronizojmë atë që është bërë nga Sindikata, e vlerësuar nga dy ish-ministrat e LSDM-së, Nikolla Popovski dhe Dragan Tevdovski, ne thamë të përfshijmë të gjitha palët dhe së bashku të formojmë shportën minimale të konsumit, çmimet nuk duhet të jenë nga marketet më ekskluzive, pasi është një shportë minimale e atyre me çmime më modeste, le të zgjedhim një rrugë të mesme dhe kështu të llogarisim shportën minimale të konsumit. Ndoshta do të jetë më e madhe se sa është tani, ndoshta më e vogël, nuk mund të supozojmë. Duhet të organizohemi që të krijojmë një metodologji dhe në bazë të saj të krijojmë politikë”, tha Mickoski.
Në janar, shtoi ai, ndjesë nuk pi duhan, nuk kam ngrënë asnjë qersho, nuk e di si duken pjeshkët dhe kajsitë, as pjeshkë as shalqi, as rrush, kështu që vlerësoj se këtu duhet të ketë intervenim dhe diçka më objektive që të mundemi në bazë të këyre parametrave objektivë të zhvillojmë politikë. Kështu tani nuk mundemi”, theksoi Mickoski.