Mësohet se kur do të luhen dy superpërballjet City – Real Madrid

Real Madridi do të luajë kundër Manchester Cityt në play-off të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë do të luhet në Etihad të martën, më 11 shkurt 2025.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Santiago Bernabeu të mërkurën, më 19 shkurt 2025.

Real Madridi është përballur me Man Cityn në Ligën e Kampionëve katër herë në pesë sezonet e fundit.

Real Madridi nuk e ka mposhtur kurrë Cityn në stadiumin Etihad.

Por Los Blancos i mposhtën ata në çerekfinale, rrugës për të fituar kompeticionin sezonin e kaluar.