Menaxheri i Rozanës nxjerr bisedat e saj me Olta Gixharin, ku ajo ia uron fitoren para se të hynte në BBVA

Debati mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit ka marrë një kthesë të re pas publikimit të mesazheve private mes Rozanës dhe Oltës, motrës së Gertës.

Menaxheri i Rozanës ka ndarë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram bisedën e zhvilluar mes saj dhe Oltës në WhatsApp, duke hedhur dritë mbi pohimet e saj se aktorja e kishte mbështetur para hyrjes në Big Brother VIP Albania 4.

Në mesazhet e publikuara, Olta i shkruan Rozanës: “Suksese shpirti. Mu bë qejfi shumë për ty dhe do më bëhet akoma më shumë kur të fitosh Big Brother”.

Ndërsa Rozana ia kthen: “Zemra, të dua shumë, hahaha s’kam firmosur unë asgjë, akoma jo një herë s’di”.

Ky publikim ka sjellë reagime të shumta nga ndjekësit e reality show-t, duke rritur edhe më shumë dyshimet rreth marrëdhënies mes motrave Gixhari. Ndërkohë, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ndodhet gazetarja Gerta Gixhari, e cila ka pasur raporte të tensionuara me Rozanën.

Rozana ka këmbëngulur se Gerta nuk ka një raport të mirë me motrën e saj jashtë, duke e akuzuar për mungesë komunikimi me Oltën, transmeton Telegrafi.

Kjo çështje u bë edhe më e diskutuar pas hyrjes së Oltës në spektaklin e së shtunës në BBVA, ku ajo i bëri një surprizë Gertës, duke shprehur mbështetjen e saj të plotë.