Këngëtarja e njohur, Mlinda Ademi, ka emocionuar ndjekësit e saj duke paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor.
Ky projekt do të jetë një këngë e veçantë dedikuar nënës së saj të ndjerë.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ndau një imazh ku shfaqet pranë mikrofonit me një pamje elegante dhe të sofistikuar.
Foto: Melinda Ademi/Instagram
E veshur me një fustan të zi dhe me flokë të drejta, ajo emocionoi fansat e saj.
Në mbishkrimin e postimit, ajo shkroi: Nga thellësia e zemrës, kjo këngë e radhës është e dedikuar për ty mami. Më mungon çdo ditë. ‘DEDIKIM’ së shpejti.
Foto: Melinda Ademi/Instagram
Ky projekt pritet të prekë zemrat e publikut, duke sjellë një mesazh të ndjerë dhe personal nga artistja.
Fansat e saj tashmë janë shprehur të emocionuar dhe në pritje të publikimit të këngës.