Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka uruar Kosovën për 17 vjet shtet të pavarur.
Ai ka ndarë disa fotografi që dëshmojnë këtë datë të rëndësishme historike dhe ka porositur Kosovën që mos ta ndalë hovin.
“🇽🇰17 Shkurt 2008 – Nga një ëndërr e shkruar fshehurazi në mure, në një realitet të pamohueshëm.
Dita kur Kosova u bë shtet i lirë, i pavarur dhe sovran. Një histori e shkruar me sakrificë, e vulosur me guxim dhe e mbajtur gjallë me krenari.
Kurrë mos e ndal hovin, Kosovë!🔥🇽🇰“, shkroi Meidani.