Turqia ka kryer një test të ri të raketës balistike Tayfun, e cila i përket kategorisë së raketave me rreze të shkurtër veprimi.
Hedhja e raketës u krye nga baza ajrore e Rizes në drejtim të Detit të Zi, nën masa shumë të rrepta sigurie, ndërsa autoritetet turke e cilësuan procesin si “të suksesshëm”.
Ky ishte nisja e tretë testuese e Tayfun, ndërkohë që nuk dihej skenari i ekzekutuar dhe nuk u zbulua distanca e kaluar.
https://twitter.com/i/status/1886371740915265979