Sivjet në këtë 11 Shkurt bëhen plot 12 vite nga ikja e tij fizike por shpirti dhe idetë e tij kurrë s’kanë qenë më të gjalla se sot.
Përvjetorët e tij na i përkujtojnë plagët e stuhitë, sfidat dhe sukseset, ëndrrat dhe idealet, vizionin dhe misionin, dëshirat dhe arritjet, qëllimet dhe mundimet, përpjekjet dhe progresin.
E kujtojmë sot njeriun e pathyeshëm i cili instrument për të goditur kishte vetëm LAPSIN ndërkaq mendimet e tij vizionare i artikuloi në FLETORE.
Me një aftësi të jashtëzakonshme për të depërtuar në zemër të historisë, duke e orientuar atë drejt kahut të duhur, sot Fadil Sulejmani nuk mund të kujtohet vetëm si Rektor.
Ai kujtohet si një personazh i rëndësishëm që i erdhi historisë, në një kapërcyell të brishtë ngjarjesh, për të mbetur përgjithmonë aty me ne, në çdo stinë sepse Ai është historia jonë e ne jena të pashkëputshëm nga ai.
Në vargun e madh të figurave të ndritura një vend të rëndësishëm ndër ata që ju kushtua çështjes kombtare ishte edhe Fadil Sulejmani, me anë të këtij shkrimi po kërkoj të shkruaj një faqe të rëndësishme të historisë tonë që pasardhësit tanë kur ta lexojnë të falenderojnë me mburrje këtë misionar vizionar.
Ikja e tij ndoshta është pa kthim por figurën e tij e mbajmë të ngrirë në çdo stinë dhe nuk ka largim që mund të fshijë atë që ai ka lënë pas.
Ndoshta nuk e shohim më, por ai është gjithmonë aty, si një shenjë që kalon përmes kohës dhe përtej hapsirës duke qenë me ne çdokund e çdoherë.
Kur njeriu largohet nga jeta që nga ai moment fillon gara me kohën dhe të rrallë janë ata që e fitojnë betejën me kohën- Fadil Sulejmani u jetësua nga vepra e tij ndërkaq shtatorja do të qëndroj si monument i gjallë për të na përkujtuar se pavdekësia ekziston.
Fadil Sulejmani ishte dhe do të mbetet, figura e panjollë dhe më i ndrituri shqiptar që aq shumë e deshi dijen, universitetin dhe kombin.
Lavdi!
Prof. Dr. Vullnet Ameti
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Garantimi i mundësive të njëjta për ne si ato për Ukrainën dhe Moldavinë do të rikthejë besimin dhe motivimin tonë për evropianizim
- Zjarri i madh në Fushë Kosovë, digjet marketi, depo, restoranti dhe hapësira e lojërave
- Agim Islami kaloi një sfidë shëndetësore, falenderon të gjithë që u interesuan: Ju më jepni forcë ta përballoj çdo pengesë!
- Enver Pajaziti: Le të fitojë shqiptari më i miri për Bërvenicën. Unë jam me kandidatin shqiptar në raundin e dytë
- Greqi, shkatërrohet skema e mashtrimit me kriptomonedha, 17 të arrestuar
- Prindërit në Butel denoncojnë: Mësuesja Kozareska fyen shqiptarët, të largohet
- Veterani i UÇK-së, Nuhi Tahiri kërkon falje për incidentin në protestë: E humba kontrollin
- Skandali me videot intime të artisteve, gazetari Elton Tozaj deklaratë me shkrim për policinë: S’i kam publikuar unë, mi sollën në WhatsApp, vetëm raportova
- Marta Kos për Corriere della Sera: Maqedonia e Veriut ende në fazat e hershme të procesit të anëtarësimit në BE
- Investim i ri në Kodrën e Diellit, vendosen porta të reja për skanimin e biletave