Mbrëmje e hareshme festive në Spresiano!

Shkruan: Florim Zeqa, 24.02.2025

Foto-reportazh nga Italia

Mbrëmje e hareshme festive në Spresiano!

Të shtunën e kaluar për nder të 17 Shkurtit, të 17 vjetorit shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në Spresiano (TV-Itali), në lokalin ‘Dea Caffe’ u mbajt mbrëmje e hareshme festive me rapsodët e mirënjohur kosovar, të “Bijtë e Bajram Bajes & Zenel Zekolli”.

Këngë e valle për Ditën e Pavarësisë

Pjesa më e hareshme e kësaj mbrëmje festive ishte me këngë të përzgjedhura nga repertorari i rapsodëve popullor në frymën e pastër kombëtare dhe jasht kornizave partiake.

Në intervale të caktuara, përpos këngëve patriotike nuk munguan as vellet me Tupan të luajtura për mrekulli nja i riu entuziast Drilon Bashota.

Mjeshtërit e vallëzimit Muamer Murtezani dhe Hasan Shala disa herë performuan në mënyrë briliante dhe profesionale para të pranishmëve me valle të bukura nga trevat shqiptare.

Pasioni dhe përkushtimi ndaj valles popullore, dëshira për të dhënë gjithçka nga vetja, në mënyrë të përkryer dhe të bukur, me këmbë në tokë me simbolikën e fluturimit të shqiponjes drejt lartësive, i bëri këta dy vallëtar që të duartrokiten disa herë me ovacione të gjata.

Në secilin aktivitet të mërgatës sonë ku janë prezent rapsodët nga Kosova, Zenel Zekolli dhe vëllëzërit Zymer dhe Taulant Gashi, mërgimtarët i mbushin përplot sallat dhe lokalet. Për çka, kësaj radhe kapacitetet e lokalit në Spresiano ishin tepër të ngushta për të zënë pjesëmarrësit e shumtë të kësaj mbrëmje festive.

Edhe një herë u dëshmua se shqiptarët e Kosovës kudo që janë festojnë me shpirtë e zemër për ditëlindjen e shtetit të tyre, të bashkuar si vëllezër të një gjaku pa dallime partiake apo fetare.

Ngjarja më e madhe e shekullit për shqiptarët

Kjo mbrëmje e hareshme dhe festive fillojë dhe përfundoj me këngë patriotike nga repertoari i pasur i Rapsodëve Popullor për 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shtetit të dytë shqiptar në Ballkan.

Këngët kushtuar lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë, përkatësisht luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin në fokusin të këngëve të përzgjedhura të rapsodëve tonë, tashmë shumë të dashur dhe të adhuruar të mërgatës sonë, “Bijtë e Bajram Bajes & Zenel Zekolli”.

Pavarësia e Kosovës është rezultat i sakrificave të gjata shekullore, është rezultat i bashkërendimit të forcave intelektuale dhe ushtarake, është bashkrendim i penës dhe pushkës.

Pavarësia e Kosovës është e arritura më e madhe e shekullit. Andaj, e kemi për obligim ta ruajmë dhe forcojmë, ta zhvillojmë Republikën e Kosovës dhe çojmë përpara amanetin e dëshmorëve për bashkimin e trojeve tona etnike në një shtet të përbashkët shqiptarë.

Në mesin e mërgimtarëve pjesëmarrës, prezent në këtë mbrëmje festive ishte edhe afaristi i njohur Shefqet Gashi nga Sferka e Klinës (sponsor i shumë aktiviteteve të mërgatës sonë.
Mbrëmje e hareshme festive në Spresiano!