Deri në orën 15:00 të drejtën për votë kanë përdorur plot 342 mijë e 104 qytetarë në mbarë Kosovën.
Kjo shifër, sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, nëse përkthehet në përqindje është 17.36 për qind.
Nga ora 11:00 – kur dolën të dhënat e para të KQZ-së për pjesëmarrje në zgjedhje – deri në orën 15:00 kanë votuar 176 mijë e 337 qytetarë.
Sipas të dhënave të KQZ-së – ku të përfshira nuk janë të dhënat për pjesëmarrjen në vendvotimet me kusht, votimin e personave me nevoja të veçanta dhe votimin jashtë Kosovës – në Prishtinë deri në orën 15:00 kanë votuar 34 mijë e 469 qytetarë, nga 212 mijë e 515 qytetarë me të drejtë vote, apo 16.22 për qind.
Në Prizren deri në orën 15:00 kanë votuar 19 mijë e 432 qytetarë nga 182 mijë e 939 qytetarë me të drejtë vote, nëse përkthehet në përqindje dalja deri në këtë orë ka qenë 10.62 për qind.
Në Pejë deri më tani kanë votuar plotë 10 mijë e 864 qytetarë nga 115 mijë e 679 qytetarë me të drejtë vote. Përqindja në këtë komunë deri më tani është 9.39 për qind.
Ndërkohë 13 mijë e 838 qytetarë kanë përdorur të drejtën e tyre të votës deri në orën 15:00 në Komunën e Gjakovës, nga 119 mijë e 237 persona me të drejtë vote.
Dalja në Komunën e Ferizajt deri në orën 15:00 është 18.49 për qind, apo 21 mijë e 867 qytetarë nga 118 mijë e 288 qytetarë me të drejtë vote.
Në Gjilan deri në orën 15:00 pjesëmarrja në zgjedhje është 18.23 për qind, apo 18 mijë e 886 qytetarë kanë përdorur të drejtën e tyre për të votuar nga 103 mijë e 616 qytetarë.
Në Mitrovicë deri në orën 15:00 kanë votuar 18 mijë e 146 qytetarë nga 81 mijë e 482 qytetarë me të drejtë vote.
Në Kosovë, sipas KQZ-së, të drejtë vote kanë 1 milionë e 970 mijë e 944 persona.