Luftë e ashpër në VLEN, Kasami kërkon 5 komuna, Mexhiti me lista të përbashkëta, Taravari i pa vendosur!

Zgjedhjet lokale janë në tetor të këtij viti. Edhe pse nuk janë as largë e as afër, lufta në koalicionin VLEN ka filluar. Siç mëson portali TS, Bilall Kasami ka kërkuar 5 komuna për BESËN, ndërsa Izet Mexhiti vazhdon të jetë këmbëngulës se VLEN-i duhet të del edhe me lista për këshilltarë edhe me kandidat të përbashkët. Nga ana tjetër Arben Taravari nuk i beson Bilall Kasamit dhe nuk ka vendosur se cilën rrugë do të zgjedh, ndërsa Zeqirja Ibrahimi ka shumë pak mbështetje dhe kërkon vetëm komunën e Tearcës.

Portali TS, ka mësuar nga burime të sigurta brenda koalcinoit VLEN se kreu i BESËS kërkon që të merr Tetovën, Zhelinën, Tearcën, Bogovinën dhe Sarajin.

Çairin, Haraçinën dhe Dollnenin t’ia le LD-së së Izet Mexhitit, Likovën dhe Dibrën Alterantivës ndërsa Taravari të ketë Gostivarin, Strugën dhe Vrapçishtin. Kërçova i ngelet Fatmir Limanit.

Këto ndarje i ka bërë Bilall Kasami me Adnan Azizin, por siç duket nuk do të kalojnë në koaliconin VLEN.

Për portalin TS kanë treguar nga burimet e besuehsme duke thekësuar se të gjithë matematikën e zgjedhjeve lokale mund ta prish Bilall Kasami edhe pse ai e ka shumë vështirë garën shkaku i konfliktit me VMRO-në.

“Për lista këshilltarësh jemi duke u dakorduar që të dalim ndaras për të parë fuqinë e çdo subjketi që ka në popull, ndërsa për kandidat besojë se do të bëhet çmos që të garojmë bashkë, pasi mund të kemi humbje të mëdha nëse çdo subjekt i VLEN-it garon me një kandiat” thotë për TS një anëtarë i VLEN-it.

Ai më thej thotë se Kasami del jashtë fuqisë së tij dhe mund të prish matematikat tona si VLEN.
“Bilall Kasami kërkon më shumë sa ka fuqi politike në nivel nacional, fuqia e tij është Tetovë – Zhelinë dhe po tetnton edhe në Saraj të nxjerr, ku dihet në Saraj kush udhëheq më shumë. Kasami siç e kemi parë është kryefortë në vendime, por mund të pësojë shumë keq nëse vazhdon të këmbëngul me marrë ata komuna që ai pretendon” thotë më tej për TS.

“VLEN mund të korrë sukses të paparë në zgjedhje lokale nëse arrihet marrëveshje tolerimi. Në këtë situatë nuk duhet mendjemadhësi kush është më i fuqishëm, e kush ka më shumë se tjetëri. Tetori duhet të jetë grushtë i fortë për BDI-në. Nëse VLEN del bashkë, BDI merr fund. Nëse VLEN-i përçahet atëherë kthehet fuqishëm BDI-ja” vazhdon më tej duke theksuar se tani botërisht duhet se kush është i fuqishëm dhe në cilët zona është.

“Të gjithë e dimë fuqinë e njëri tjetërit në zona. Zona e Shkupit është Izeti, e Kumanovës është Gashi, por jo aq pasi ata kanë humbur peshën, Tetovë është Bilalli, ndërsa në Gostivar Taravari, Kërçovë e kemi Fatmir Limanin dhe kështu nëse ndahen, fitoren e kemi të sigurtë bashkë me partnerin e koalicionit VMRO” thotë për fund për TS duke shpresuar në një bashkëpunim të mirë edhe pse me Bilall Kasamin është vështirë.

Ndryshe këto zgjedhje pritet të jenë zgjedhje vdekje e liri për BDI-në dhe Forntin Europian. BDI vazhdon të kalkulojë emra të ndryshëm në të gjitha komunat shqiptare, por pa mbështjetjen e VMRO-së do ta ketë vështirë të fitojë. /TS/