“Luanin nuk e preokupon opinioni i deleve” – kush po e “sulmon” ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, Denion Meidanin?

“Luanin nuk e preokupon opinion i deleve”, kështu u përgjigj ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani për të gjithë ata që e komentojnë dhe e sulmojnë për punën e tij. Ai tha se nuk ka publicitet të keq dhe të gjithë i falënderoi për siç thotë, që më ndjekin dhe komentojnë me përkushtim

“Në radhë të pare më vjen në mendje shprehja se nuk ka publicitet të keq dhe sa i përket individëve që ju thoni, do të doja të përfitoja nga platforma që më dhatë këtu sot, t’i falënderojë në radhë të parë që më ndjekin me përkushtim, në radhë të dytë, që më komentojnë takimet dhe mesazhet që unë jap. Më bjen në mendje edhe një shprehje tjetër, “Luanin nuk e preokupon opinion i deleve”, tha Meidani,