Limaj thotë se koaliconi AAK-NISMA ka marrë mbi 40% në Malishevë

Kryetari i NISMA Socialdemokate, Fatmir Limaj, ka thënë se në Malishevë koalicion me AAK-në ka marrë mbi 40% të votave, bazuar në rezultatet fillestare.

Ai ka thënë se është krenar me vendlindjen e tij, Malishevën.

“Urime Malishevë për fitoren e madhe me mbi 40% të votave, në bazë të rezultateve fillestare. Jam krenar me vendlindjen time, me bashkëvendësit e mi, që sot e dëshmuan edhe njëherë se janë shembull i një qytetarie që nuk mashtrohet, por, përkundrazi i japin mbështetje njerëzve që punojnë e bëjnë vepra të mira për Malishevën e tërë Kosovën”.

“Ne fituam bindshëm në Malishevë sepse Malisheva qeveriset nga NISMA Socialdemokrate. Faleminderit nga zemra Malisheva ime! Faleminderit nga zemra secilit qytetarë të Kosovës që na votuan sot”, ka shkruar Limaj. /Gazeta Express