Nga Koalicioni VLEN, kanë njoftuar se kryesia e tyre e përfaqësuar nga kryetarët e partive Arben Taravari, Bilal Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi, si dhe zëvendëskoordinatorja e VLEN-it, deputetja Merita Koxhaxhiku, zhvilloi një takim konstruktiv me eurodeputetin dhe raportuesin e përhershëm të Parlamentit Evropian për vendin tonë, z. Thomas Ëeitz.
“Gjatë takimit, raportuesi Ëeitz ndau njohuritë dhe përvojën e tij në rajon, duke theksuar përkushtimin e tij për integrimin evropian të vendit tonë, si një pjesë e natyrshme e familjes evropiane. Ai vlerësoi diversitetin e rajonit dhe shprehu mbështetjen e tij për ruajtjen dhe promovimin e këtij karakteri unik.
Z. Ëeitz theksoi motivimin e tij për të kontribuar në procesin e integrimit dhe falënderoi Koalicionin VLEN për qasjen e tij konstruktive. Ai informoi mbi përpjekjet që po bëhen për të zgjidhur sfidat ekzistuese me Bullgarinë dhe për ta orientuar debatin drejt një zgjidhjeje të arsyeshme dhe të pranueshme për të gjitha palët.
Në përfundim, raportuesi i Parlamentit Evropian siguroi se do të punojë për të hartuar një raport të drejtë dhe objektiv për vendin tonë, duke reflektuar një qasje pozitive dhe mbështetëse.
Nga ana jonë, Koalicioni VLEN rikonfirmon përkushtimin e tij për avancimin e reformave dhe për të kontribuar aktivisht në perspektivën evropiane të vendit. Jemi të bindur se integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është i domosdoshëm për një Evropë të fortë dhe të bashkuar”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Izet Mexhiti kritikon qeverisjen e kaluar: Korrupsioni dhe rastet e montuara nuk sollën përfitime për shqiptarët
- Rritet qarkullimi në Industrinë e Maqedonisë
- Blerja e dy orave të shtrenjta, arrestohet Mozzik
- ISHP: Nuk është konstatuar prani e radioaktivitetit në ajër dhe tokë pas zjarrit në Trubarevë
- “Gëzuar i dashur kryetar”, Rama ia uron ditëlindjen Nanos, e quan lider historik
- Mbështetje e fuqishme në Fushë Tophanë – Bujar Osmani: Shpresa është bërë realitet, Çairi po zgjohet
- Bajram Rexhepi takon banorët e Vicës: Po vjen një e ardhme e re për Vicën dhe Tetovën (VIDEO)
- Rama nga Brukseli: Presim me padurim çeljen e grupkapitullit të fundit
- Bujar Osmani: Ju prej sot do të jeni Brukseli im, ministria ime, detyra ime e vetme!
- E akuzuara serbe për spiunazh e mohon fajësinë