Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në ndarjen e banesave për familjet në rrezik social në Komunën e Veles

Ju njoftojmë se nesër, më datë 07.02.2025 (e premte), në orën 12:00, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë në ndarjen e çelësave të ndërtesës së re të dedikuar për familjet në rrezik social në Komunën e Velesit (Blloku 40 – Lokaliteti 1GP 2.1).

Objekti është me një kat përdhesë dhe 5 kate të tjera, duke përfshirë 29 njësi banimi me sipërfaqe të përgjithshme të ndërtuar prej 1.843 m².

Sipërfaqja e apartamenteve varion nga 39 m² deri në 45 m², ndërsa investimi i përgjithshëm për ndërtimin e objektit është në vlerë prej 53.998.717,00 denarë pa TVSH.

Gjithashtu, në Komunën e Velesit do të lëshohet në përdorim edhe fusha e rikonstruktuar sportive. Vlera e projektit është 23.998.148,70 denarë, ndërsa mjetet janë siguruar nga Ministria e Sportit. Sipërfaqja totale është 1.849 m², e cila përfshin një shesh prej 317 m², zonë për fitnes prej 95 m², fushë sportive prej 1.320 m², kënd lojërash për fëmijë prej 96 m² dhe një tavolinë ping-pongu prej 21 m².

Është paraparë që pas ndarjes së çelësave të ndërtesës së re për familjet në rrezik social, kryeministri Mickoski të japë deklaratë për mediat.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo