Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në mëngjesin e punës me mediat në Klubin e Deputetëve

Ju njoftojmë se nesër, më datë 06.02.2025 (e enjte), në orën 11:15, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, do të marrë pjesë në Klubin e Deputetëve në mëngjes pune, ku do të diskutohet për një seri vizitash në terren në komunat e vendit, të quajtura “Atje ku zemra është në shtëpi”, me qëllim hartëzimin e të gjitha sfidave dhe përmbledhjen e drejtimeve për tejkalimin e tyre.

Gjithashtu, këto vizita do të shfrytëzohen për të vëzhguar realizimin e projekteve infrastrukturore të financuara nga buxheti qendror, si dhe për shkëmbimin e përvojave dhe ideve në lidhje me nevojat e procesit të hapur për ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

Është parashikuar që para fillimit të ngjarjes, kryeministri Mickoski të japë deklaratë për mediat.