Kreu i KQZ Kreshnik Radoniqi thotë se u ka dështuar sistemi: Nuk po arrijmë të procesojmë të dhënat elektronike

Kreu i KQZ, Kreshnik Radoniqi në një konferencë për media tha se nuk po arrijnë të procesojnë të dhënat elektronike, sipas tij ke i papritur “dështimi i sistemit”.

Radoniqi tha se mbledhja po bëhet në mënyrë manuale dhe deri tani ende nuk kanë arritur t’i përfundojnë.

“Gjithçka ishte gati që sot të transmetojmë rezultatet preliminare për subjektet politike ashtu siç kemi bërë edhe në të kaluarën. Aplikacioni për përpunimin dhe prezentimin e të dhënave nuk ka funksionuar ne nuk po arrijmë t’i transmetojmë këto të dhëna përmes platformës elektronike, andaj KQZ kërkon ndjesë”, tha ai në konferencë për media.

Ai shtoi se “në këto rrethana KQZ ka vendosur të mbledhë të dhënat në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet, sigurojmë qytetarët se mostransmetimi i të dhënave për subjektet politike në mënyrë elektronike nuk ka asnjë ndikim në rezultatet që janë pjesë e këtyre rezultateve pasi t’i grumbullojmë do t’i publikojmë”.