Krasniqi thotë se përkeqësimi i shëndetit të Thaçit është sinjal për alarm: Mund t’i bëjnë keq edhe në burg
Profesori universitar Milazim Krasniqi ka reaguar pas lajmit për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë me dije se ata që po duan ta dënojnë me çdo kusht, mund t’i bëjnë keq edhe në burg Thaçit.
Sipas Krasniqit, ky është sinjal për alarm.
“Deklaratat e emisarit amerikan për rolin historik dhe pafajësinë e sigurt të Hashim Thaçit, ka rrezik kanë egërsuar armiqtë e Kosovës dhe të Thaçit në Gjykatën Speciale e jashtë saj. Kjo përplasje mund të paraqesë rrezik për shëndetin e Thaçit. Pse?
Ata që po duan ta dënojnë me çdo kusht, mund t’i bëjnë keq edhe në burg. Kosova e sidomos administrata Trump duhet të alarmohet për atë rrezik. Lajmi se gjendja e tij shëndetësore sot nuk ishte e mirë, është sinjal për alarm”, ka shkruar ai.